“Federbet”, dyshime kundër Skënderbeut

477
Françesko Baranka, sekretar i pergjithshëm i “Federbet”, me deklaratat e tij kërkon të hedh poshtë mitin që ka ngritur Skënderbeu në futbollin shqiptar. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Confidencial”, italiani Baranka thekson se dyshimet për sfidën ndaj Sportingut të Lisbonës janë vetëm maja e ajsbergut. “Zakonisht në një ndeshje të manipuluar, një futbollist bën një veprim jashtë logjikës duke shkaktuar penallti ose duke bërë faull për karton të kuq. Bastet vendosen fillimisht në Azi dhe me këtë sistem në Europa Ligë, fitimi është nga 5 deri 10 milionë euro”, thekson Baranka për “El Confidencial”. “Federbet”, nga ana e saj, jep të dhëna për ndeshjet e tjera të Skënderbeut gjatë rrugëtimit të saj në Champions League.
Sigal