Fare pranë gysmëfinales për kupën e Italisë, Ibra kryen vizitat e radhës mjekësore, ja kur do të rikthehet

282
Sigal

Kanë përfunduar kontrollet e reja në pulpën e këmbës së djathtë të Zlatan Ibrahimovic, që janë kryer në klinikën Columbus. Sulmuesi suedez do të ketë një rikthim të shpejtë në fushat e lojës, teksa është parashikuar një pushim vetëm për 10 ditë.

Zlatan do të humbasë ndeshjen kundër Juventusit për gjysmëfinalen e kupës së Italisë për shkak të pezullimit. Finalja do të luhet më 17 qershor dhe nuk do të jetë i vlefshëm për këtë ndeshje të madhe.

“Milani njofton se Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua një kontrolli të përgjithshëm në pulpën e djathtë. Rikuperimi i tij po ecën mirë dhe nuk ka komplikime, kontrolli i ri pritet të bëhet 10 ditë”, ka shkruar klubi kuqezi në një njoftim për mediat.