Familja mbretërore në stadium, festa e çmendur e Princit pas golit të Anglisë (VIDEO)

212
Sigal

Finalja e EURO2020 mes Anglisë dhe Italisë nisi menjëherë me gol. Luke Shaw kaloi në avantazh Anglinë, pas një goli që në minutën e dytë të ndeshjes ndaj Italisë.

Ndër 65 mijë të pranishmit, në tribunën VIP ndodhet dhe kurora mbretërore. Mediat britanike kanë publikuar pamje ku Princi Xhorxh nuk e ka mbajtur dot veten tek goli i parë.

Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet e festës së Princit i cili nuk druhet nga kamerat.