Sigal

Evertoni bën një tjetër goditje në merkato, një ditë para mbylljes se transferimeve në Premier League.

Anglezët duket se kanë arritur marrëveshje me Bernard, i cili prej pak kohësh është pa kontratë pas përfundimit të asaj me Shakhtar Donetsk. Bernard ndiqej prej kohësh nga Milani, ndërkohë që edhe zikaltrit kishin shprehur interes për të.

Për brazilianin interesohej edhe West Hami, por duket se 26-vjeçari ka preferuar skuadrën nga Liverpooli për të vazhduar karrierën e tij.