Europa League/ Sonte finalja e madhe, Arsenal kërkon trofeun dhe Champions

455
Sigal

Edhe pas problemeve të shumta që u konstatuan në lidhje me zhvillimin e finales së Europa League në Baku të Azerbajxhanit, mesa duket çdo gjë është gati.

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet finalja e madhe, tërësisht angleze mes Arsenalit dhe Chelsea. Përpos trofeut të Europa League, për të cilin dy ekipet do të zhvillojnë një sfidë gladiatorësh për ta rrëmbyer, Arsenal ndryshe nga Chelsea ka edhe një motivim shtesë.

Nëse do shpallen fitues, “topçinjtë” automatikisht do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi e mbyllën kampionatin në vendin e 5-të, në zonën Europa League.

Tek Chelsea Kante është ende në dyshim ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Në stërvitje ka pasur “përplasje” mes David Luiz e Higuain gjë që kë nervozuar trajnerin Maurizio Sarri. Nëse Kante nuk ia del vendin e tij do ta zërë Kovaçiç ndërsa në sulm do luajnë Hazard, Pedro e Giroud.

Arsenali kurrë nuk e ka fituar Europa League, por në drejtim ka një ekspert të këtij kompeticioni si Unai Emery.

Skuadra është e plotë dhe titullar priten dy futbollistët me origjinë shqiptare Mustafi e Granit Xhaka.

Në sulm është dyshja e frikshme Aubameyang e Lacazette. Henrikh Mkhitaryan nuk do të jetë pjesë e finales pasi nuk i lejohet të shkelë në Azerbajxhan.