“Euro 2024″/ Shqipëria “ndez motorët”, 18 lojtarë të pranishëm në stërvitjen e sotme

136
Sigal

Kombëtarja shqiptare u grumbullua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, edhe pse nuk kanë mbërritur ende në Tiranë të gjithë futbollistët.

Prej disa ditësh, në kryeqytet ndodheshin një pjesë e lojtarëve, të cilët kanë zhvilluar edhe disa seanca stërvitore.

NOA

Ditën e sotme të pranishëm në grumbullim, ishin emra të rëndësishëm si Broja, Hysaj, Asani, Asllani, Medon Berisha, Daku, Ajeti, Ismajli, Kumbulla, Hoxha, Muçi, Gjasula, Manaj, Mihaj, Balliu, Etrit Berisha, Strakosha, Bajrami.

Më pas, kur të gjithë të grumbullohen, ekipi do të niset më 31 maj drejt Austrisë, për të zhvilluar një javë fazën përgatitore në kuadër të Europianit.

Mes tyre, në program janë edhe dy miqësore të cilat janë përcaktuar të luhen më 3 qershor kundër Lihtenshtejnit dhe më 7 qershor do të përballet me Azerbajxhanin, me të dyja ndeshjet që do të luhen në Haladas, në Hungari.

Ndërkohë sfida e parë në “Euro 2024” do të jetë kundër Italisë më 15 qershor.