EURO 2020(2021)/ Depay zhbllokon duelin ndaj Maqedonisë së Veriut, Austria kalon në avantazh ndaj Ukrainës (VIDEO)

58
Sigal

Holanda ka arritur që të zhbllokojë sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut. Në minutën e 25-të pas një kundërsulmi të bukur mes Malen dhe Depay, do të ishte ylli më i ri i Barcelonës që do ta dërgonte topin në kuadratin e portës me një goditje të saktë.

Austria e ka nisur në mënyrën më të mirë sfidën ndaj Ukrainës, duke zhbllokuar duelin në minutën e 21-të. David Alaba kroson në zonë, atje ku Baumgartner me një prekje të bukur e dërgon në fundin e rrjetës.