Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre për trofe

263
Sigal

Euro2020 është pas derës, me një vit me vonesë dhe me zbehjen e atmosferës për shkak të pandemisë, por që gjithsesi premton spektakël.

Fërshëillma e parë mbahet mbrëmjen e së premtes me sfidën hapëse mes Italisë dhe Turqisë. Por, cilat janë 24 kombëtaret pjesëmarrëse dhe si renditen ato? Goal.com ka bërë një renditje, që nga skuadra më pak favorite, deri te emrat e mundshëm që mund të kurorëzohen kampionë.

Finlanda

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Ky është turneu i parë madhor për finlandezët, që janë të uritur që të tregojnë se nuk janë pjesë e Euro 2020 thjesht për numër. Por, ata e nisin fushatën e finaleve me gjashtë ndeshje radhazi pa fituar dhe në ndeshjen miqësore të fundit u mposhtën nga Estonia.

Një dëmtim në ligament disa javë më parë e mbajti larg fushave sulmuesin kryesor të tyre, Teemu Pukki dhe dëmtimi ka ngritur dyshime mbi formën që do të ketë në këto finale në përpjekjen për të ndihmuar vendin e tij përballë Danimarkës, Rusisë dhe favoritëve të Belgjikës.
Parashikimi – Nuk kalojnë fazën e grupeve

Sllovakia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Sllovakisë iu desh koha shtesë dhe penalltitë në ndeshjen play off për të arritur në Europian dhe forma e treguar para nisjes së kompeticionit sugjeron se nuk do të përbëjnë ndonjë kërcënim serioz për skuadrat e tjera në grup.

Kanë fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit para nisjes së turneut, duke përfshirë tre barazime me Maltën, Qipron dhe Bullgarinë, ndërsa në moshën 33-vjeçare, Marek Hamsik duket i pafuqishëm që të tërheqë kombëtaren e tij përtej fazës së grupeve.

Parashikimi – Nuk kalojnë fazën e grupeve

Maqedonia e Veriut

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Janë surpriza më e madhe e këtij europiani dhe hyjnë me moralin lart me katër ndeshje pa humbje, kulmimi i së cilës ishte fitorja 2-1 në Duisburg ndaj Gjermanisë për kualifikueset e Botërorit. Gjermanët kishin 20 vite pa humbur një ndeshje në këtë kualifikuese.

Në grup vlerësohen si skuadra më pak favorite përballë Holandës, Austrisë dhe Ukrainës, por nuk duhet përjashtuar ndonjë, apo dy rezultate surprizë.

Parashikimi – Dalin që në grup

Hungaria

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Hungaria nuk është skuadra më e dobët e këtij europiani, por fati e ka vendosur në një grup ferri me Francën, Portugalinë dhe Gjermaninë. Si të mos mjaftonte kjo dëmtimi i lojtarit kyç të skuadrës, Dominik Szoboszlai e bëjnë edhe më të pamundur misionin e tyre.

Ana pozitive? Në këtë turne vijnë me 11 ndeshje radhasi pa humbje dhe dy ndeshje do t’i luajnë në shtëpi me një stadium të mbushur plot me tifozë. Budapesti është i vetmi qytet organizator që ka lejuar tifozët me kapacitete të plota të stadiumit të ri, “Puskas Arena”.

Parashikimi – Mision i pamundur

Skocia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Skocia luan për herë të parë në një turne madhor që prej vitit 1998, kur merrte pjesë në finalet e Kupës së Botës dhe e mbushur me optimizëm prej dy ndeshjeve që i luan në Glasgou dhe një ndeshje kundër Anglisë në Uembli.

Skuadra e drejtuar nga Steve Clark është e pamposhtur prej pesë ndeshjes, megjithëse fitoret e vetme në këto takime i ka regjistruar ndaj kundërshtarëve mediokër, si Ishujt Faroi dhe Luksemburgu.

U mungon përvoja në kompeticione të tilla, por një vend te 16 më të mirët nuk është një mision krejt i pamundur për ta, nëse arrijnë që të frenojnë Kroacinë dhe të marrin tre pikët ndaj Çekisë.

Uellsi

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Gjysmëfinalistët e 2016-ës synojnë që të përsërisin suksesin e pesë viteve më parë. Misioni vështirësohet me trajnerin Ryan Giggs të pezulluar teksa pret gjyqin për sulm dhe sjellje agresive dhe ekipi do të drejtohet nga ndihmësi i tij, Rob Page.

Page ka dështuar që të lërë përshtypje në këtë detyrë deri më tani, me Uellsin që ka shënuar vetëm në një rast në 13 ndeshjet e fundit, atë ndaj Finlandës në nëntor të vitit të kaluar.

As Gareth Bejl dhe As Aron Ramsej nuk janë më lojtarët që ishin pesë vite më parë dhe boshllëku i krijuar nuk mbushet as nga talentet e reja premtuese. Përballë Italisë, Zvicrës dhe Turqisë kanë shanset më të pakta për kualifikim.

Parashikimi – Nuk kalojnë grupin

Rusia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Para Kupës së Botës së 2018-ës, Rusia cilësohej si një prej skuadrave më të dobta të vendit organizator në historinë e këtij kompeticioni. Por, ajo skuadër tejkaloi çdo parashikim dhe arriti në çerekfinale falë edhe mbështetjes së tifozëve.

Megjithëse në Euro 2020 mbështetja pritet që të mos jetë në ato përmasa si në 2018-ën, prania e tyre mund t’i japë kurajo skuadrës, pasi Shën Pjetërburgu është qyteti ku do të luhen më shumë ndeshje, pas Londrës.

Por skuadra ka fituar vetëm 3 nga 11 ndeshjet e fundit me trajnerin Stanislav Cherchesov, ndërsa në letër Danimarka dhe Belgjika shihen më lartë se rusët.

Parashikimi – Kalimi i grupit, mision i vështirë

Austria

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Në 2016 pritshmëritë për Austrinë ishin shumë lart, ndërsa këtë herë gjërat ndryshojnë teksa janë ende në kërkim të fitores së parë në finalet e europianit.

Me një grup relativisht të balancuar me pak kujdes ky mision mund të arrihet, megjithëse forma aktuale e tyre nuk e premton. Austria ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa në tre ndeshjet e fundit nuk ka shënuar. Skuadra ka një varësi të madhe për të gjetur golat nga këmbët e David Alabas dhe Marcel Sabitzer.

Parashikimi – Kanë mundësi reale që të kalojnë grupin

Çekia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Nuk është niveli i skuadrës që shkoi në finalen e 1996-ës dhe as ai i skuadrës që shkoi në gjysmëfinalet e 2004-ës, por duken një skuadër vazhdimisht në përmirësim.

Performancat e Tomas Soucek dhe Vladimir Coufal ndërthurur me talentin e Adam Hlozek japin shpresë.

Në finale mbërrijnë pas një fazë kualifikuese ky pësuan vetëm dy humbje dhe që të dyja përballë Skocisë, ndërsa në mars arritën që të marrin një pikë ndaj Belgjikës në kualifikueset për botërorin.

Parashikimi – Gjithçka, nga eleminimi në grup e deri deri një gjysmëfinale të mundshme parashikohet për këtë skuadër

Ukraina

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Një prej skuadrave më të ashpra dhe më të vështira për t’u mundur. Andrey Shevchenko ka ngritur një grup pa emra, por të konsoliduar.

Nëse vijojnë me formën e treguar gjatë kualifikueseve ku parakaluan Portugalinë, pastaj në Ligën e Kombeve mundën Spanjën dhe barazuan në kualifikueset për botërorin në mars ndaj Francës, gjithçka është e mundur për këtë skuadër.

Kroacia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Finalistët e Kupës së Botës tre vite më parë, Kroacia mbërrin në këto finale shumë më e dobët se ekipi i atij botërori.

Tërheqja e Ivan Rakitiç dhe Mario Mandzukiç i ka goditur fort dhe fitoret e vetme në nëntë ndeshjet e fundit i kanë marrë vetëm ndaj Qipros dhe Maltës.

Prania e Luka Modriç, Ivan Perisiç dhe Mateo Kovaçiç do të thotë se ekipi ka rifituar disi cilësi, por në këto finale do të dalë në pah ajo që ndodh gjithmonë; vështirësia e një skuadre për të zëvendësuar një brez të artë.

Parashikimi – Ekip në tranzicion

Polonia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Nuk ka një sulmues në qarkullim për momentin që të jetë më në formë se Robert Levandovski, por a mund ta çojë shumë larg ai i vetëm Poloninë/

Ndeshjet në turnetë e kaluara tregojnë që jo dhe ylli i Bajernit nuk është më ai i pari. Skuadra e Paulo Sousas kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit, ndaj Levandovskit i ngarkohet barra që ta tërheqë skuadrën përtej grupeve.

Parashikimi – Kalimi i grupit plotësisht i mundur

Suedia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Skudra e dytë më e moshuar. Nuk mund të parashikohet se si do të ishte ky europian për ta nëse do të kishin pasur në skuadër Zlatan Ibrahimoviç, që u tërhoq pas një dëmtimi.

Skandinavët po luajnë mirë edhe pa Ibrën dhe kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre në kualifikuese, duke parakaluar në grup edhe Spanjën.

Të mirëorganizuar mes përvojës dhe talentit të Alexander Isak dhe Dejan Kulusevskit duket një skuadër e qëndrueshme, që e di se çfarë kërkon.

Parashikimi – Kalon grupin

Zvicra

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Zvicra ka mësuar se si të kualifikohesh në turne të mëdhenj, duke munguar vetëm në një rast që pas 2004-ës.

Hyjnë në Euro 2020 në formë të mirë me gjashtë fitore radhazi dhe me dy barazime me Spanjën dhe Gjermaninë, pavarësisht se në të dyja ndeshjet i mbylli me 10 lojtarë.

Do të varen shumë nga këmbët e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës për sulmin me shpresë për të vijuar më tej.

Parashikimi – Shanse reale për të kaluar

Turqia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Turqia është skuadra më e re në këtë europian dhe nuk ka asnjë dyshim që tifozët e shohin si një test pa pasur shumë pritshmëri te ekipi.

Skuadra e drejtuar nga Senol Gunes ka humbur vetëm dy takime në 14 ndeshjet e fundit, duke marrë fitore befasuese ndaj Francës dhe Holandës, megjithëse në mars barazuan në shtëpi me Letoninë.

Kapaciteti i kësaj skuadre mund të shkojë deri në gjysmëfinale, por mungesa e përvojës mund t’i penalizojë dhe t’i largojë që në fazën në grupe.

Parashikimi – Të paparashikuar

Holanda

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Nëse kampionati do të luhej në verën e vitit të kaluar, siç ishte planifikuar, Holanda e niste kompeticionin si favorite.

Por, një vit është një kohë e gjatë në futboll dhe “Portokallinjve” u duhet një kthesë e madhe nëse duan që të largohen me trofe, ose të paktën të lënë përshtypje në këtë europian.

Largimi i trajnerit Ronald Kuman dhe dëmtimi i kapitenit Virgjil van Dajk e ka dëmtuar shumë skuadrën, ndërsa trajneri i ri, Frank de Boer është ende në përpjekje për të gjetur ekuilibrat, duke shënuar pesë fitore në 11 ndeshje në krye të ekipit.

Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Memphis Depay garantojnë cilësinë në skuadër dhe fakti që do të luajnë të trija ndeshjet në shtëpi dhe me tifozë i favorizon për të kaluar grupin. Por, për të arritur në majë u duhet shumë punë.

Parashikimi – Nuk janë favoritë

Danimarka

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Shumë skuadra do të luajnë në shtëpitë e tyre dhe mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë një faktor favorizues për to.

Danimarka është njëra prej. Kampionët e 1992-it do të luajnë të trija ndeshjet e fazës së grupeve në Kopenhagen, ndërsa kanë një skuadër që mund të shkojë larg, jo thjesht të kalojë grupin.

Skuadra e drejtuar nga Kasper Hjulmand ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit, ku përfshihet një fitore ndaj Anglisë në Uembli dhe një barazim ndaj Gjermanisë. Me Eriksen që është rikthyer në formën e tij më të mirë, danezët mund të zhvillojnë një kampionat të jashtëzakonshëm.

Parashikimi – Gjysmëfinalet nuk janë “mollë e ndaluar”

Spanja

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Te Spanja nuk po luhet ajo drama që i shoqëroi para botërorit të 2018-ës, por sërish u duhet që të zgjidhin disa çështje.

Vendimi për të mos thirrur Sergio Ramos, mungesa e sqarimeve e shpjegimeve për një sërë përzgjedhjesh të Luis Enriques, paqartësia se kush do të luajë në portë dhe kush do të jetë qendërsulmuesi dhe infektimi i Sergio Busquets minojnë përpjekjet e Spanjës për një sukses në këtë europian.

Kanë fituar vetëm tre nga tetë ndeshjet e fundit. Hovi i fitores 6-0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve në nëntor të vitit të kaluar u ndërpre nga humbja me Ukrainën dhe barazimi me Greqinë.

Megjithatë, në organikë kanë ende shumë talent për ta fituar turneun, por në 15 vitete fundit asnjëherë nuk ka pasur më shumë dyshime mbi skuadrën.

Parashikimi – Favoritë

Gjermania

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Gjermania ka fituar vetëm 6 nga 13 ndeshjet e fundit, por ka një ndjesi se periudha e errët po tejkalohet në momentin e duhur.

Njoftimi i Lëv se do ta largohet pas 15 vitesh në krye të Gjermanisë duket se ka pasur ndikimin e vet, e po ashtu edhe rikthimi i Myler dhe Humels pasi u lanë jashtë botërorit të 2018-ës kanë rritur moralin e ekipit.

Hijet e humbjes 6-0 ndaj Spanjës dhe humbja në shtëpi ndaj Maqedonisë së Veriut duket se janë hedhur pas krahëve dhe kalimi i grupit as që diskutohet në këto momente. Por, tre herë kampionët e Europës tani janë më shumë favoritë nga sa ishin pak muaj më parë.

Parashikimi – Favoritë

Italia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Nga dështimi për t’u kualifikuar në botërorin e 2018-ës tek 27 ndeshje radhazi pa humbje. Ky është transformimi i Italisë së Roberto Mancinit.

Europiani do të jetë testi real i forcës së skuadrës italiane, pas kundërshtarëve relativisht të lehtë në grupin e kualifikuesve dhe në Ligën e Kombeve.

Zhvillimi i ndeshjeve në grupe në shtëpi do t’i ndihmojë që ta kalojnë grupin e tyre, ndërsa për pjesën tjetër mbetet për t’u parë se sa larg mund të shkojnë.

Parashikimi – Favoritë

Anglia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Nëse Anglia del e para në grup dhe ja del mbanë që të shkojë në finale, do të luante gjashtë nga shtatë ndeshjet e saj në Uembli, që do të thotë se de facto mund të ishte vend organizator i Europianit.

Pavarësisht një talenti të madh në sulm që kanë në dispozicion, “Tre luanëve” u mungon përvoja dhe rrezikojnë që të përballen me Francën, Portugalinë, apo Gjermaninë që në fazën e të 16-ave.

Dëmtimet e Maguire dhe Henderson janë gjithashtu një shqetësim, por pasi arritën në gjysmëfinalet e botërorit, ka një besim brenda dhe jashtë skuadrës se këtë herë mund të shkojë deri në fund.

Parashikimi – Favoritë të padiskutueshëm

Portugalia

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Paqëndrueshmëria ka karakterizuar kampionët në fuqi të Europës që pas fitimit të këtij trofeu.

Ronaldo është në ndjekje të rekordit si golashënuesi më i mirë në kompeticionet ndërkombëtare dhe me Bruno Fernandes, Bernardo Silva dhe Joao Felix që e mbështesin shumë pak do të guxonin që të vinin bast që fituesi i pesë topave të artë nuk do të parakalojë iranianin Ali Daei.

Në mbrojtje kanë lojtarin e vitit të Premier Ligë, Ruben Dias, që do të drejtojë mbrojtjen me katër, Shorti në grup nuk i favorizon shumë, por sërish objektiv janë gjysmëfinalet.

Parashikimi – Një tjetër surprizë nuk mund të eleminohet

Belgjika

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Nga disa, Euro 2020 vlerësohet si shansi i fundit për gjeneratën e artë të Belgjikës që të sigurojë një trofe.

Skuadra që klasifikohet e para në botë si më e mira për momentin janë përmirësuar goxha dhe në këtë kompeticion hyjnë me një miksim mes përvojës dhe talentit.

Romely Lukaku dhe De Bruyne vijnë nga një sezon fantastik të zhvilluar me Interin dhe Cityn, ndërsa Eden Hazard mund të rikthehet në formën e dikurshme.

Barazimet me Çekinë dhe Greqinë sugjerojnë se Belgjika nuk është ende në maksimumin e saj, por objektivi i vendosur është të paktën finalja.

Parashikimi – Favoritë

Franca

SPECIALE / Euro 2020 pas dere, profili i 24 skuadrave dhe shanset e tyre

Kampionët e Botës në fuqi nisin europianin me skuadrën më të mirë të mundshme dhe një trajner me përvojë me një llogari të hapur; fitimin e kupës që pesë vite më parë ja rrëmbeu Portugalia.

Franca ka në përbërjë dy kandidatët kryesorë për topin e artë, Kylian Mbappe dhe Ngolo Kante dhe një mori talentesh në sulm dhe në mbrojtje.

Rikthimi i Benzemas për herë të parë pas 2015-ës e bën sulmin e tyre edhe më shumë të f rikshëm për kundërshtarët. Në 20 ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm një humbje surprizë ndaj Finlandës në nëntor.

Parashikimi – Skuadra për t’u mundur