EURO 2020-2021/ Publikohen formacionet zyrtare, shikoni si rreshtohen Turqia dhe Uellsi

228
Sigal

Do të startojë në orën 18:00, në Baku, sfida mes Turqisë dhe Uellsit e vlefshme për Grupin A. Një përballje kjo që pritet të jetë tepër e luftuar dhe vendimtare për sa i përket fateve të këtyre 2 kombëtareve, në EURO 2021.

Pas disfatës ndaj Italisë, turqit e drejtuar nga Gynesh, do të kërkojnë pikët e para në këtë Europian, teksa përballë kanë një skuadër mjaft të përgatitur si Uellsi, që në sfidën e parë, arriti të barazonte ndaj Zvicrës.

Kjo është hera e parë në histori, që Turqia dhe Uellsi përballen me njëra-tjetrën në një sfidë të vlefshme për kampionatin Europian.

FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Ugurcan, Çelik, Soyuncu, Yokuslu, Tufan, Under, Karaman, Çalhanoglu, Meras, Yilmaz, Ayhan.

Uellsi: Ward, Davies, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Moore, Roberts, Morrell, James, Mepham.