Euro 2016, Shqipërisë i buzëqesh fati, Portugalia humbet një nga lojtarët kryesorë

548
Shqipëria merr një lajm të mirë në prag të ndeshjes me Portugalinë më datë 7 Shtator në ‘Elbasan Arena”, pasi luzitanëve do të mungojë një nga lojtarët kryesor, mesfushori Joao Moutinho.
Futbollisti që aktivizohet me Monaco në kampionatin francez të futbollit pësoi një dëmtim në sfidën me Lille, teksa do t’i duhen rreth 4 muaj për t’u rikthyer.
Koha e rikuperimit do të thotë se mesfushori do të humbasë ndeshjen e kthimit me kuqezinjtë.
Pas ndeshjes me Danimarkën, Shqipëria pret Portugalinë që kryeson grupin me 12 pikë.
Sigal