Etrit Berisha: Kombëtarja diçka e shenjtë, nesër prisni Shqipëri tjetër

736
Sigal

Në prag të testin miqësor me Ukrainën, në krahun e djathtë të trajnerit të kombëtares shqiptare, Christian Panucci ishte kapiteni i skuadrës, Etrit Berisha. Në fjalën e tij, portieri i Atalantës theksoi se kombëtarja është diçka e shenjtë dhe të gjithë  mundohen të bëjmë detyrën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kombëtarja është diçka e shenjtë dhe të gjithë ne mundohemi të bëjmë detyrën tonë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Duhet që edhe të rinjtë ta ndjejnë fanellën po njësoj, dhe më pas do të jemi edhe më mirë. Me Kosovën është bërë ajo që është bërë, por nesër do të jetë një test edhe më i rëndësishëm për ne. Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur probleme si me lojë, ashtu edhe me rezultat, ndërsa nesër do të provojmë të tregojmë se kemi kualitet. Me Kosovën të gjithë ishim dakord që nuk ishim paraqitur mirë dhe me siguri që do të ndryshojmë këtë paraqitje, që në ndeshjen me Ukrai
nën”,- shtoi kapiteni i skuadrës Etrit Berisha.

Skuadra zhvilloi më pas edhe stërvitjen në stadiumin ku nesër në orën 16.00 do të luhet takimi Shqipëri-Ukrainë.