Erdhi me bujë në janar, Tirana pranë ‘divorcit’ me sulmuesin kryesor

138
Sigal

Tirana është në kërkim të një sulmuesi, pasi braziliani Devid Da Silva nuk ka bindur. Shtatlarti, i cili kishte shkëlqyer te Kastrioti, u mor në janar nga kampionët.

Devid shënoi vetëm dy gola në kampionat, në 15 ndeshje të luajtura dhe ishte në shënjestër gjatë ndeshjeve të Europës për finalizimin e dobët.

Një ditë më parë sulmuesi nuk ka qenë as në stërvitje dhe raportohet se është pranë largimit nga Tirana. Vetë klubi bardheblu nuk ka bërë ndonjë sqarim për mungesën e tij.