Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shprehet për bashkëshorten: “Ja ku jam këtu me skllaven time”

461
Sigal

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid
Hysaj, ndodhet në Nju Jork me bashkëshorten e tij, Florenca Lekstakaj, me
rastin e festave të fundvitit. Ai eshte shprehur në profilin e tij në Instagram
ku është duke shëtitur me biçikletë përmes Parkut Qëndror së bashku
bashkëshorten.

Ai paraqitet si një burrë i zakoneve të vjetra dhe
detyron gruan të punojë për të. “Ja ku jam këtu me skllaven time. Po bëjmë një
xhiro përmes Parkut qëndror dhe bën shumë ftohtë. Jepi më shpejt! Shpejt!
Kështu jemi në burrat, dhe gratë duhet të punojnë për ne. Gëzuar
Krishtlindjet!”, thotë Hysaj