Eksperimenti i radhës me Kombëtaren

495
Sigal

Trajneri Xhani De Biazi bëri publike listën për miqësoren e Shqipërisë kundër Kamerunit

Gjithmonë në kërkim të eksperimentit të radhës, me fytyra të reja dhe ndoshta dhe me skemë të re dhe me vetëm katër lojtarë nga kampionati shqiptar nga 21 futbollistët e thirrur. Duke “harruar” senatorët e sulmit dhe sjellë gjak të ri në vijën e parë. Shumë ndryshime në kombëtaren shqiptare për ndeshjen miqësore me Kamerunin, që do të zhvillohet më 14 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin e Gjenevës në Zvicër. Trajneri Xhani De Biazi ka hartuar një listë prej 21 futbollistësh, ku ka përfshirë disa emra të rij, por duke lënë jashtë saj edhe disa lojtarë të rëndësishëm, që më shumë janë zgjedhje teknike të italianit. Risia e kësaj liste është pa dyshim grumbullimi i Bekim Balës, që luan me Spartën e Pragës në kampionatin çek, i Armando Vajushit të Liteksit në Bullgari, si dhe i Bruno Telushit, mesfushorit të ri të Flamurtarit në kategorinë superiore. Trajneri italian, për ndeshjen e pestë miqësore të tij ka rikthyer në kombëtare pas një mungese disamujore për arsye dëmtimi Kristi Vangjelin dhe Elis Bakajn, lojtarë që aktivizohen me Çernomorest në kampionatin ukrainas. Qëllimi i De Biazit në këtë miqësore luksi është forcimi i organikës së përfaqësueses kuqezi me element të rinj, që do t’i shërbejnë në takimet e ardhshme eliminatore të Botërorit 2014, duke u nisur nga Norvegji-Shqipëri, që do të luhet më 22 mars. Të larguarit për ndeshjen ndërkombëtare radhës janë sulmuesit Erjon Bogdani (Siena, Itali) dhe Hamdi Salihi (DC Junaitid, SHBA), të cilët janë lënë pushim nga trajneri De Biazi. Në Gjenëve nuk do të jenë as mesfushorët që luajnë në Zvicër, Jahmir Hyka (Lucern, Zvicër) dhe Burim Kukeli (Cyrih, Zvicër). Nga lista e zakonshme mungojnë dhe tre lojtarët e kampionatit shqiptar, Orges Shehi (Skënderbeu), Gilman Lika (Tirana) dhe Franc Veliu (Flamurtari), ndërkohë që janë Tefik Osmani (Vllaznia), Renato Arapi (Skënderbeu), Sabien Lilaj (Skënderbeu) dhe Bruno Telushi (Flamurtari). Kombëtarja nën drejtimin e Xhani De Biazit ka zhvilluar katër miqësore: Gjeorgji-Shqipëri 2-1 (në Tbilisi), Katar-Shqipëri 1-2 (në Madrid), Iran-Shqipëri 0-1 (në Stamboll) dhe Shqipëri-Moldavi 0-0 (në Tiranë). De Biazi ka një bilanc pozitiv: dy fitore, një barazim dhe një humbje.

TETË NDESHJET E DE BIAZIT

ZYRTARET

Xhani De Biazi ka grumbulluar gjashtë pikë në ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror “Brazil 2014”, duke barazuar rekordin e vendosur nga Brigeli, por në fakt, duke pasur tri nga katër takimet në shtëpi, pra në Tiranë. Dy fitore me Qipron (3-1) dhe Slloveninë (1-0) dhe dy humbje me Zvicrën (2-0, në Lucernë) dhe Islandën (1-2, në Tiranë).

MIQËSORET

Kombëtarja nën drejtimin e Xhani De Biazit ka zhvilluar katër miqësore: Gjeorgji-Shqipëri 2-1 (në Tbilisi), Katar-Shqipëri 1-2 (në Madrid), Iran-Shqipëri 0-1 (në Stamboll) dhe Shqipëri-Moldavi 0-0 (në Tiranë). De Biazi ka një bilanc pozitiv: dy fitore, një barazim dhe një humbje. Ndeshja me Kamerunin është e miqësorja e pestë e italianit.