Ekipi shqiptar prek fundin, FIFA e dënon për moskompesim ndaj ish-lojtarit

561
Problemet nuk kanë fund për ekipin e Shkumbinit të Peqinit. Përveç kaosit me largimin e dy trajnerëve në pak dite dhe luftën për mbijetesë, tani i del edhe një problem tjetër.
Shkumbini është dënuar me minus tre pikë nga klasifikimi aktual, për moskompesim të ish-lojtarit Mazur. Me 3 pikët e hequr, Shkumbini shkon në vendin e fundit në grupin e vet në Kategorinë e Parë.
Ja njoftimi i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar për vendimin më të fundit të Komisionit të Disiplinës në FIFA për çështjen e klubit Atletico All Boys kundër klubit të futbollit Shkumbini, lidhur me kompensimin për trajnim të lojtarit Federico Mazur.
Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplines i FIFA-s me datë 7 Shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, është implementuar menjëherë nga FSHF, pika 4 e vendimit, duke i zbritur klubit të Shkumbinit 3 (tre) pikë nga klasifikimi aktual në kampionat.
FSHF pasi ka përcjellë vendimin tek klubi i futbollit Shkumbini i bën me dije marrjen e masave të menjëherëshme për shmangien e penaliteteve të mëtejshme, në rast moszbatimi sërish.
Sigal