Egbo : Tirana po shkon me moral tjetër në ndeshje, qeveria duhet të lejojë praninë e tifozëve

244
Sigal

Ditën e enjte do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranë dhe Partizanit. Në prag të kësaj sfide ka folur ish-trajneri i Tiranës, i cili i riktheu fitoren bardhebluve në derbi pas 6 viteve, Emanuel Egbo. Ky i fundit ka thënë se derbi ishte në të njëjta pozita edhe vjet, teksa më tej ka thënë se qeveria duhet të vlerësojë edhe rikthimin e tifozëve në stadiume.

“Mendoj janë 2 gjëra që janë të ngjashme sivjet dhe vjet për derbin. E para, fiks në javën e 15-të e ka marrë Tirana vjet fitoren. 1 pik plus ka Tirana sivjet, ndryshe nga sezoni i kaluar. Vjet ishim shumë keq psikologjikisht. Tirana mendoi se do humbiste 4-0, por jo. Partizani ishte kampion në fuqi. Tani është radha e Tiranës për të qenë në pozicionin e Partizanit. Tirana po shkon me një moral tjetër, jo si ka qenë vjet. Sot të dy ekipet kanë shanse të barabarta. Derbi është ndeshje që nëse e fiton,  merr më shumë vetëbesim. Do fillojnë të marrin ndeshjet tjera me shumë besim. Gjithçka ndryshon për atë ekip që fiton, ndërsa ai që humb, mund të humbasë edhe dy ndeshje.

Mendoj se Seferi ka treguar se është lojtar i mirë. Nuk është në formë, prandaj e kanë futur në pjesën e dytë. Derbi pa tifozë nuk mund të quhet derbi. Një nga gjërat që ka ndikuar shumë është mungesa e tifozëve, pasi lojtarët hyjnë në fushë si në seancën stërvitore. Diferenca me kreun? Në këtë situatë kemi qenë edhe në sezonin e kaluar. Në futboll nuk vlen: 1+1 = 2. Unë e pash Vllazninë me Kukësin. Po festonte edhe zjarrfikësi.  N.q.s. do kishte tifozë, do ndikoheshin shumë. Duhet ta mendojnë mirë dhe qeveria të lejojë të paktën 20%. Nuk e di si do jetë futbolli pa tifozë. Ka shumë gjëra që mund të bëjnë diferencën. Në ndeshjen e parë asnjë nga ekipet nuk donte ta humbiste. Duhet ta luftojë secili ekip dhe të sulmojë, padyshim. Duke u fokusuar, mund ta fitosh”, u shpreh Egbo