Edy Reja në krye të Napolit? Strategu italian sqaron gjithçka

488
Sigal

Në ditët e fundit është folur shumë për një emërim të mundshëm të trajnerit Edy Reja në krye të Napolit. Momenti i vështirë që po kalon në kampionatin italian, mund të sjellë vendimin e De Laurentiis për të shkarkuar Carlo Ancelottin.

Gjithsesi trajneri i kombëtares sonë ka vendosur që të mohojë zërat në një prononcim që ka dhënë për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Nuk kam asnjë kontakt me Napoli. Është një moment i vështirë, që dallohet, edhe pse dje isha i pranishëm në stadium. Jam i sigurt se Ancelotti do të dalë nga kjo situatë me anë të njohurive dhe përvojës që ka. Do të jem në San Paolo vetëm për të përshëndetur Hamsik”, deklaroi Reja.