Eduard Zhupa: Skënderbeu me çdo tregues në krye, dënimet e stadiumeve i kanë larguar tifozët

590
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Për javën e 9-të të Kategorisë Superiore, flet për “Telegraf” specialisti i futbollit, ish-futbollist e trajner te Partizani e Dinamo
SPECIALE/ Është mbyllur faza e parë e Kategorisë Superiore, ja si vijnë nëntë javët e luajtura, me dukuritë në të dy kahet, shënuesit dhe rezultatet e arritura
Si i përshkruani ndeshjet e javës së nëntë të Kategorisë Superiore?
Unë mendoj se në tërësinë e tyre, më shumë kanë qenë ndeshje të një niveli mesatar, pa përjashtuar këtu edhe disa ndeshje të cilat e justifikuan nivelin e kësaj kategorie. Veç spikatjes pozitive të fitores së Skënderbeut, rezultatet e tjera ishin në logjikë sportive të tyre.

Ju përgjigjën rezultatet nivelit të lojës që treguan skuadrat në ndeshjet e javës së 9-të?
Duke i parë në tërësinë e tyre të pesta ndeshjet e javës së 9-të, mendoj se niveli i tyre duhet përmirësuar. Sepse kemi ende skuadra të cilat nuk janë në formën e plotë të tyre, në raport me përbërjet që kanë, ndërsa kemi edhe ndonjë skuadër që nuk mund të japë më shumë se sa ndodhet për momentin në këtë renditje të fazës së parë.

Sipas jush, rezultatet e javës së 9-të ishin menduar të tillë, apo kishte edhe ndonjë befasi?
Skuadrat në këtë fazë të parë janë treguar të kujdesshme në lojërat e tyre, edhe për faktin se formula me 10 skuadra në përbërjen e Kategorisë Superiore kërkon shumë kujdes. Sepse, një ndeshje direkt të ngre ose të ul në renditje, edhe për faktin se shumë skuadra nuk e kanë përbërjen që të përballojë ngarkesën e plotë nga ndeshja në ndeshje.

Në javën e 9-të u shfaqën protestat e tifozerisë në Vlorë, ishin ato si “hakmarrje” ndaj FSHF-së për pezullimin që ju ka bërë atyre?
Normalisht kështu duhet të jetë, por nuk duhet të ndodhë kështu. Sepse po bëhet e modës nga FSHF-ja me dënime të shumta të tifozëve, ndryshe nga qëllimi i garës që kërkon ti afrojë sa më shumë tifozët në shkallët e stadiumeve. Me politikat e dënimeve, tifozeria më shumë duhet të afrohet në stadiume.

Në tërësinë e 45 ndeshjeve të luajtura në 9 javë, janë shënuar 95 gola, është ky tregues i mirë?
Në fakt, gola janë shënuar, por mendoj se duhet të kishim më shumë se sa 95. Pritshmëritë kanë qenë për më shumë në prodhimin e lojës e finalizimin me gola, ndërsa realiteti tregoi se ka mangësi në këta dy tregues. Ndaj mendoj se në shënimin e golave, ka mangësi nga të gjithë skuadrat.

Po si mangësi në këto 9 javë, cilën do të veçoni?
Mangësi ka, por më shumë ato janë si rrjedhë e lojës dhe mund të quhen si pjesë e tyre. Ndërsa displina profesionale e lojtarëve dhe e trajnerëve, veçohet pasi ajo në këtë fazë të parë ka lënë për t’u dëshiruar. Futbolli kërkon progres, dhe ai arrihet me disiplinë sportive nga të gjitha hallkat e topkëmbës, në fushë dhe jashtë saj.

Po gjykimet e arbitrave, si kanë ndikuar në këto 45 ndeshje të fazës së parë të Superiores?
Gjyqtari është gjyqtar, ndaj do kujdes në vendimmarrjen në fushë. Kësisoj, gjatë kësaj faze kemi parë më shumë gjykime të nivelit mbi mesatar, më pak gjykime të dobëta dhe të nivelit të mirë. Duhet një fair-play mes lojtarëve me vendimet e arbitrave, kjo do ti shërbente shumë rritjes së cilësisë e nivelit në fushën e lojës.

Në 9 javë kanë ndryshuar 50% e trajnerëve, si duket ky fenomen i vazhdueshëm në Superiore?
Duhet kuptuar se, ndryshimi i trajnerit e dëmton çdo skuadër, sepse duhet kohë që ajo të përshtatet me filozofinë e tij. Por në Kategorinë Superiore, nuk funksionon përshtatja mes trajnerëve e lojtarëve, dhe kjo është pasojë e merkatove të pa studiuara që bëjnë skuadrat në verë e në dimër. 

Si ish-futbollist dhe trajner i Partizanit, si e përshkruani situatën e kësaj skuadre në 9 javët e fazës së parë?
Si strukturë, Partizani mund të veçohet si një nga më të mirët, por në funksionim, është shfaqur më dobët. Shqipëria ka ecur edhe në futbollin e Kategorisë Superiore, ndaj duhet kujdes kur afrohen persona drejtues, trajnerë apo lojtarë që nuk kanë ndonjë nivel që të bëjnë diferencën në këtë kategori. Kjo i ndodhi Partizanit, Starova mendoj se do ta bëjë kthesën.
Mendoj se renditja në 9 javët e fazës së parë ka qenë më shumë logjike, e ardhur mes lojës e rezultateve për çdo skuadër. Ndërsa lidhur me tifozerinë, mendoj se me politikat e dënimeve, tifozeria më shumë duhet të afrohet në stadiume. Duhet një fair-play mes arbitrave, lojtarëve e tifozëve
Treguesit në 45 ndeshje

Rezultatet në 45 ndeshje
Fitore 33
Barazime 12
Me rezultat më të thellë
Java e 6-të/ 14-16.10.2017 
Skënderbeu-Lushnja 4-1
Kukësi-Teuta 4-2
Java e 7-të/ 21-23.10.2017 
Teuta-Skënderbeu 1-4
Me rezultate më të dobëta
5 ndeshje me rezultat 0-0
6 ndeshje me rezultat 1-0

Golat në 45 ndeshje
Gola të shënuar 95
Autogola 4
Me penallti 12
Golashënues 53
Shënues të huaj 19
Java me më shumë gola
Java e 6-të/ 16.10.2017 
Shënuar 16 gola
Java me më pak gola
Java e 4-t/ 02.10.2017
Shënuar 7 gola

53 golashënues
Në 95 golat e shënuar gjatë 9 javëve të fazës së parë, janë emrat e 53 golashënuesve
19 shënues të huaj
Kaq është numri i golashënëuesve të huaj në 9 javë, të cilët kanë shënuar 42 gola
Bankinat, gjysma të ndryshuara
Gjatë nëntë ndeshjeve të fazës së parë të Kategorisë Superiore, pesë skuadra (50%) i kanë ndryshuar trajnerët. Por, bie në sy fakti i parë se, ato skuadra që janë prekur ka ndryshimi i bankinave, renditen në gjashtëshen e dytë në tabelë. Ndërkohë, në këto ndryshime, nga tre trajnerë të huaj janë larguar dy, mbetet vetëm serbi Milinkoviç te Kukësi. Katër skuadrat e vendeve të para në tabelën e renditjes nuk kanë bërë ndryshime me trajnerët, së bashku me Teutën që renditet në vendin e 7-të. Trajneri më i suksesshëm është Ilir Daja i Skënderbeut që kryeson renditjen me 25 pikë, ndërkohë që trajneri më i dobët ishte Artan Bano te Lushnja, deri në javën e 8-të, që grumbulloi 5 pikë.
FAZA E PARË/ REZULTATET JAVË PAS JAVE 
Java e 1-rë/ 09-10.09.2017 
Kukësi-Kamza 1-0
Skënderbe-Flamurtari 2-0
Teuta-Luftëtari 2-1
Lushnja-Vllaznia 0-2
Partizani-Laçi 0-2
Shënuar: 10 gola
Java e 2-të/ 16-17.09.2017 
Flamurtari-Lushnja 3-1
Laçi-Luftëtari 0-1
Vllaznia-Teuta 0-1
Kamza-Skënderbeu 1-1
Partizani-Kukësi 0-0
Shënuar: 8 gola
Java e 3-të/ 23-24.09.2017 
Lushnja-Kamza 0-0
Luftëtari-Vllaznia 0-0
Skënderbeu-Partizani 2-0
Kukësi-Laçi 3-0
Teuta-Flamurtari 1-2
Shënuar: 8 gola
Java e 4-t/ 30.09-02.10.2017
Flamurtari-Luftëtari 0-0
Laçi-Vllaznia 2-0
Kamza-Teuta 1-1
Partizani-Lushnja 0-0
Kukësi-Skënderbeu 1-2
Shënuar: 7 gola
Sigal