Edon Hasani: Tirana bëri detyrën, ‘Këpuca e Artë’ më takon mua!

487
Sigal

Edon Hasani ka folur pas suksesit ndaj Flamurtarit.

Tirana siguroi mbijetesën në Superligë, por në një prononcim për “Supersport” autori i golit të tretë tha se klubi kryeqytetas ka bërë detyrën

“Ne kemi bërë vetëm detyrën, pasi jemi Tirana. Kështu siç erdhi puna ne jemi të kënaqur. Do tentojmë kupën dhe daljen në Europë.

Këpuca e Artë? “Unë me timen e kam fituar këtë trofe, pasi jam “torturuar” për të bërë këto gola. Kam shansin të marrë hakun ndaj Rexhinaldos në finalen e Kupës. E uroj atë për këtë trofe.

E ardhmja“Unë kam dhe një vit tjetër te Tirana, jam i lumtur që jam pjesë e familjes bardheblu. Falenderoj dhe Refik Halinin që hapi derën”.

Finalja me Kukësin? Do japim maksimumin dhe koha nuk na lejon të rikuperohemi plotësisht. Receta është grinta dhe besimi që luajtëm në Laç. Kemi avantazh që luhet në fushë asnjanëse, por Kukësi ka më shumë cilësi, duhet të jemi me këmbë në tokë