Edi Reja: Franca jo e pathyeshme, kemi strategjinë tonë, pse jo për fitoren

493
Sigal

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Edi Reja, ka dalë në këto çaste në konferencën e fundit për shtyp në vigjilje të takimit të fundit të vlefshëm për fushatën eliminatore të Euro2020, ku në “Air Albania Stadium” kuqezinjtë do të ndeshen me Kampionët e Botës.

Edi Reja do përpiqet ta godasë Francën. Trajneri i Shqipërisë deklaron se ka dy ditë që stërvitet bashkë me lojtarët. Duhet vëmendje në mbrojtje dhe saktësi në sulm. “Të rëndësishëm janë interpretuesit e skemës. Nga pikëpamja taktike kemi një mënyrë tonën sesi do zbresim në fushë. E dimë se ku do na sulmojë Franca dhe kemi dy ditë që po përgatitemi. Franca do na sulmojë dhe ne duhet të shfrytëzojmë hapësirat që mund të gjejmë”.

Ndonëse Reja e ka nisur aventurën e tij si trajner i një Kombëtareje në moshën 74-vjeçare dhe nuk është i mërzitur për këtë, e vetmja gjë do të donte të ishte më herë në krye të Shqipërisë për të organizuar dhe miqësoret. “Fillimisht përgëzoj Didie. Të gjithë i dimë vlerat e tij, është trajneri më i suksesshëm në arënën e kombëtareve. Unë kam punuar sipas ofertave dhe ofertat i kam pasur nga klubet dhe mua më pëlqente të punoja në përditsshmëri. Me Didie kam pasur shansin të flas më herët dhe ka shumë diferencë të jesh trajner i Juventusit dhe i Francës. Të të dyja të kërkojnë të fitosh, por presoni nuk është i përditshëm si në një klub. E vetmja gjë që kam peng është fakti se te Shqëipria do doja ta kisha nisur punën më herët, që në fazën e përgatitjeve për fushatën eliminatore.”