E zbulon Panucci, vëllai i Arlind Ajetit nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë

683
Në konferencën për shtyp të mbajtur dje trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci në një moment ka treguar doza arrogance por më pas biseda me gazetarët ka qenë miqësore. Italiani zbuloi se është në tratativa me një sulmues që luan në Zvicër për t’a afruar në Kombëtare, ndërsa përsa i takon Albian Ajetit, la të kuptohet se futbollisti ka bërë me dije prej kohësh që nuk ka dëshirë të zgjedhë Shqipërinë.
20-vjeçari i cili njëkohësisht është edhe i vëllai i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti luan me Basel dhe sa i takon përfaqësueseve është aktivizuar më atë helvete që nga mosha 15-vjeçare e deri më sot që është pjesë U-20.


Sigal