Sigal

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se bota e futbollit po përjeton një epokë “dy fenomenësh”, të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Gjatë 10 viteve të fundit, argjentinasi dhe portugezi kanë dominuar skenën ndërkombëtare, madje ata janë ende shumë të fortë, pavarësisht se i kanë kaluar të tridhjetat.

Çdo çmim i “Topit të Artë”, që kur Kaka e fitoi atë në vitin 2007, është marrë në shtëpi nga Ronaldo dhe Messi. Të dy janë të lidhur me nga pesë tofe të tillë individualë, secili. Guardiola e di mjaft mirë se çfarë është Messi, që nga koha kur ishte trajner i tij në Barcelonë.

Gjithashtu, trajneri katalanas shton se edhe ylli i Juventusit, Ronaldo, është një prerje mbi gjithë të tjerët. “Leo është një “kafshë” konkurruese dhe e egër, – u tha Pep gazetarëve në “Festival dello Sport”. – Kjo i ndihmon të tjerët të jenë konkurrues. Ai e urren humbjen dhe luan me të njëjtën dëshirë sikur ishte fëmijë.

Në ndeshjet e mëdha, nëse ekipi e ndihmon, Messi bën dallimin. Së bashku me Cristiano Ronaldon na kanë bërë të jetojmë (dhe po e jetojmë) një epokë të dy fenomenëve. Ata kanë kaluar 10 vite duke shënuar nga 50 gola secili në sezon. Kjo është e pabesueshme. Nuk ndodh një vit, por rregullisht vit pas viti, gjithnjë e më shumë”.