E papritur, Ronaldo braktis futbollin dhe i futet kinematografisë

448
Në lidhje me karrierën që do të ndjekë pas tërheqjes nga futbolli, i intervistuar nga ish-ylli i Juventus, Alesandro Del Piero, portugezi Cristiano Ronaldo ka zbuluar se do t’i pëlqente të bënte filma
“Për momentin jam i përqendruar tek ajo që po bëj, edhe pse e di shumë mirë që herët ose vonë do të vijë momenti që të tërhiqem. Tani po shijoj të tashmen, por jeta pas futbollit do të jetë shumë e bukur. Jam i sigurt. Jo për paratë, por për kënaqësinë që do të kem duke u marrë me gjëra të tjera”, ka thënë Ronaldo.
“Do të më pëlqente të bëja filma, më pas kam hotelet e mia, palestrat, bashkëpunimin me Nike… Kam filluar të mendoj për jetën pas futbollit kur kam qenë 27-28 vjeç. E shikoj veten si biznesmen”.
Sigal