E papritur/ Conte mund të largohet nga Tottenhami, nëse…

229
Sigal

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, mund të japë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit shumë shpejt, siç raportojnë mediat britanike.

Sipas “Daily Mail”, italiani mund të largohet nga kryeqyteti anglez që në fillimin e muajit të ardhshëm, nëse drejtuesit e Tottenhamit nuk kryejnë transferime të rëndësishme në merkaton e janarit.

Kur erdhi në drejtim të ekipit, Conte firmosi një kontratë që e mbante atë në Londër për 18 muaj.

Dukej e pamundur që ish-tekniku i Interit të largohej në mes të këtij sezoni, por fjalët e përhapura në dhomat e zhveshjes duket se tregojnë të kundërtën.

Problemet në prapaskenë duken më të mëdha se sa ato që shihen në fushë.