E nis më fuqishëm se kurrë vitin 2019, Leo Messi bën golin më të bukur në karrierën e tij…

583
Sigal

Bilanci i Lionel Mesit për vitin e kaluar ka qenë fantastik dhe këtë e tregojnë shifrat  dhe golat e shënuar për skuadrën katalanase.

Argjentinasi e mbylli 2018  me 51 gola të shënuar dike qenë protagonisti absolut në radhët e skuadrës së Barcelonës.

Por ashtu siç shkëlqeu në 2018, “Pleshti” e ka nisur në formë fantastike edhe 2019 dhe këtë e tregoi në golin spektakolar të shënuar në stërvitje. Me nuhatje të jashtëzakonshme, lojtari i Kombëtares së Argjentinës tundi rrjetën më klasin siç di të bëjë vetëm ai.

Një top i dhënë nga portieri me dorë dhe pa prekur fare në tokë dërgohet nga Mesi në trekëndëshin e portës  duke i habitur jo vetëm shokët e skuadrës, por edhe një pjesë të madhe të tifozëve.