E konfirmon PSG, Sergio Ramos do të mungojë ndaj Real Madrid

145
Sigal

Pas alarmit për Mbappe, PSG konfirmon një tjetër mungesë të rëndësishme për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

“Parisienët” kanë konfirmuar se Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj ish-skuadrës së tij. Kujtojmë që Ramos nuk ishte i gatshëm as në ndeshjen e parë të fituar me rezultatin minimal nga francezët.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet këtë të mërkurë dhe më shumë se mungesa e Ramos në Paris po shohin më shumë vëmendje situatën e Mbappe.