Sigal

Lajmet për Cristano Ronaldo nuk kanë të mbaruar por këtë herë pjesë e lajmeve është bërë e fejuara e CR7. Sipas të përjavshmes “Novella 2000”, Gerorgina Rodriguez nuk i ka pritur mirë deklaratat e Raffaela Ficco-s, e cila tha që futbollisti është një zotëri i vërtetë dhe që me të kishte kaluar 11 muaj plot dashuri.

Georgina zemërohet për çdo deklaratë nga ish-të dashurat duke qenë e vetëdijshme për vëmendjen që ka ylli portugez. Ndonëse çifti adhuron njëri-tjetrin dhe ajo nuk do ta braktiste kurrë atë, me të cilin ka edhe një familje të përsosur.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave të ndryshme që pas skandalit të akuzave për përdhunim nga modelja Kathryn Mayorga.