E dini sa herë ka fituar Italia nga ruleta e penalltive?

138
Sigal

Goditjet e penalltive cilësohen në shumicën e rasteve si fat dhe në pak raste edhe aftësi të futbollistëve të veçantë. Mbrëmjen e djeshme ishte Italia dhe Spanja që duhet të përcaktonin një ekip finalist nëpërmjet 11-metërshave. Kjo ishte ishte hera e 10-të që “axurrët” duhet ta zgjidhin ndeshjen nga penalltitë.

3 humbjet në Kupën e Botës janë më të rëndat: gjysmëfinalja e vitit 1990 kundër Argjentinës, finalja e 1994 ndaj Brazilit dhe çerekfinalja kundër Francës më 1998, që u shlyen disi nga fitorja kundër Holandës në vitin 2000.

Në 2006 erdhi fitorja më e ëmbël kundër Francës, e ndjekur nga eliminimi kundër Spanjës në çerekfinalet Euro 2008. Më pas në 2012 triumfuan kundër Anglisë, ndërkohë që në 2016 kundër Gjermanisë. Mbrëmjen e djeshme “axurrët” triumfuan 4-2 nga ruleta e penalltive ndaj Spanjës, duke rikthyer fatin nga pika e bardhë.