E bujshme/ Milani hedh sytë te mesfushori i Kombëtares shqiptare

454
Sigal

Emanuele Ndoj është një nga lojtarët më të spikatur tek Breshia. Mesfushori 22-vjeçar me shumë mundësi do të largohet nga kjo skuadër për shkak të marrëdhënies jo të mirë me presidentin.

Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato.web”, për shqiptarin ka shfaqur interes Milani.

Trajneri i ardhshëm, Marco Giampaolo, e pëlqen lojtarin dhe mendohet se do t’iu kërkojë drejtuesve të transferojnë mesfushorin.

Ndoji ka luajtur 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola.

Për shqiptarin kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të ardhmen e tij.

Interes për Emanuele Ndoj ka shfaqur edhe Bologna, por dëshira e lojtarit do të ishte të transferohet në Milano.

Image