Dzeko drejt Chelsea-s? Boshnjaku fotografohet duke bërë gati valixhet

369
Thuajse është i kryer transferimi i Edin Dzeko-s nga Roma te Chelsea. Futbollisti boshnjak pas seancës së sotme stërvitore është fotografuar me valixhe në duar, duke i ngarkuar ato në makinë.

Së fundmi sulmuesit i është bashkuar edhe e motra e cila mbërriti në Milano të hënën me agjentin Silvano Martina. por nga ana tjetër nuk fshin dyshimin se kalimi te Chelsea është i pashmangshëm, së bashku me brazilianin Ederson Palmeiri.

Raportohet se deçizive për këtë lëvizje ka qenë telefonata e Atonio Conte-s që ka bindur 31-vjeçarin se në ekipin e tij boshnjaku do të ketë një rol deçiziv. Ndërkohë paga e lojtarit te kampionët në fuqi të “Premier League” do të jetë 6 mln euro në sezon.