Dygolësh i Skukës, Partizani inauguron me fitore shtëpinë e re

107
Sigal

Partizani e ka nisur me këmbën e mbarë në shtëpinë e re, stadiumin e ndërtuar në kompleksin e të kuqve ku tani e tutje do të luajnë ndeshjet e tyre si pritës. Të kuqtë kanë mundur me shifrat 2-1 Bylisin dhe janë kanë barazuar me pikë Tiranën kryesuese.

Të kuqtë kanë dominuar ndeshjen, edhe pse nuk krijuan shumë raste.

Një penallti e Skukës (17′) u dha avantazhin ndaj ballshiotëve të cilët edhe pse me mungesa të shumta, u përpoqën t’u rezistonin kryeqytetasve.

Në pjesën e dytë, Skuka shënoi në gol të jashtëzakonshëm në minutën e 63-të dhe u mendua se ndeshja u mbyll, sidomos duke parë edhe morinë e rasteve që krijoi me pas skuadra vendase.

Por goli i Rodrigos (80′) solli drithërima pasi ndeshja u hap dhe ballshiotët tentuan të barazonin shifrat.

Megjithatë, të kuqtë ia dolën të administronin minutat e fundit pa shumë rreziqe dhe morën tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, por edhe për t’i dhënë fund serisë prej tre ndeshjeve pa fitore që i kishin hequr përkohësisht kreun.

Dygolësh i Skukës, Partizani inauguron me fitore shtëpinë e