Dybala tek Inter fakt i kryer, ja detaji që e nxjerr zbuluar

515
Sigal

Ndërkohë që mediat ziejnë nga thashethemet për projektimin e një shkëmbimi mes Mauro Icardit dhe Paulo Dybalës, tregtarët e fanellave e kanë çuar këtë proces një hap më tej.

Kështu sot pranë qendrës stërvitore të Interit, janë shitur fanella zikaltër me numrin 21 dhe emrin e Paulo Dybalës mbi shpatulla, duke e bërë fakt tashmë realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Kujtojmë që edhe disa muaj më parë, në Torino dolën në shitje fanellat e Juventusit, me emrin e Mauro Icardit mbi shpinë, ndonëse kjo nuk është aspak një e dhënë që marrëveshja do të bëhet.