Dybala-Juventus, në mes futet Real Madrid, super ofertë nga Perez

310
Sigal

Real Madrid i rikthehet pistës Paolo Dybala. Pas eliminimit nga Champions League, presidenti Perez ka vendosur të futet sërish në merkato për ti dhuruar trajnerit Zidane ndonjë element cilësorë për të freskuar ekipin. Nuk bëhet fjalë për ndonjë sondazh por për një mega operacion që parashikon para kesh plus lojtarë, me një ofertë totale që kap vlerën e mbi 100 milion euro. Dy lojtarët që mund të sakrifikohen janë Isco dhe Toni Kroos. “Zonja e Vjetër” e ka bërë të qartë dëshirën e saj, nuk dëshiron të privohet nga Dybala, aq më tepër tani që duhet të ndërtoj nga e para ekipin e ri me Andrea Pirlo në stol. E ardhmja e Dybala është e lidhur ngushtë edhe më atë të Ronaldos.

Ronaldo

Nëse portugezi largohet nga Torino atëherë është e pamundur që edhe Dybala të largohet. Reali nga ana e tyre ka paraqitur një ofertë më shumë se sa joshëse pasi bëhet fjalë për dy lojtarë të kalibrit botëror. Me ndryshim e stafit të ri, në Torino asgjë nuk është më e sigurt, sigurisht që trajneri i ri ka preferencat e veta, as Dybala dhe asnjë lojtarë tjetër nuk është i paprekshëm, të paktën për momentin.