Dy gola në 5 minuta në derbi, Tirana shënon dhe barazon rezultatin ndaj Dinamos (Video)

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës po dhuron spektakël teksa brenda 29 minutave të para janë shënuar dy gola.

Në “Elbasan Arena”, e para në avantazh kaloi Dinamo në minutën e 24-të. Pas një goditje nga këndi, Kaçorri gjuan me kokë dhe mposht Likën.

Sigal

Kundërpërgjigja e bardhebluve ishte e shpejtë të cilët rikthyen baraspeshën pas vetëm 5 minutash.

Aksion i shpejte me kombinime i Tiranës, ku Abazaj gjen Ardit Hilën dhe ky i fundit gjuan duke gjetur rrjetën.