Dritan Mehmeti: Po luhet një kampionat me rivalitet dhe i paparashikueshëm

52
Sigal

SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” ish-trajneri i Dinamos e Partizanit, Dritan Mehmeti

 

Agron KAJA

Agron Kaja

Janë luajtur 22 javë të Superiores, rreth 60% e kampionatit, si i përshkruani 110 ndeshjet e luajtura?

Në përgjithësi, mendoj se skuadrat kanë të njëjtin nivel, veç katër skuadrave  që udhëheqin kampionatin. Sepse ato kanë organikë më të mirë dhe me elementë më cilësorë, ku vetë renditja e flet qartë këtë situatë aktuale.

Sipas jush, këto 22 javë janë zhvilluar me nivel të zakonshëm, apo ka patur edhe rivalitet mes tyre

Në 22 javë, kemi parë një kampionat me shumë rivalitet, i cili tani është ndarë në dy pjesë. Katër skuadrat e zonës “Final 4” do luftojë për titull, dhe  pjesa tjetër për mbijetesë. Kjo tregon se kampionati është shumë i vështirë.

Nisur nenditja e zonës “Final 4”, mendoni se këto do jenë skuadrat që do diskutojnë titullin kampion?

Duke menduar se po luhet një kampionat i paparashikueshëm, ku skuadrat kanë shumë pak diferenca, katërshja e parë do jetë e padiskutueshme për të diskutuar titullin kampion. Do ketë lëvizje mes tyre, por nuk do prishet katërshja.

Duke e lexuar gjithë shtrirjen e renditjes, cilat skuadra i mendoni se do jenë në mesin e “artë” të saj?

Mesi i artë i renditjes është shumë i vështirë për tu përcaktuar momentalisht, nisur nga Elbasani që është në vëndin e pestë, e deri në fund, do jetë e vështirë. Të gjitha këto skuadra janë në vështirësi, ku me një apo dy fitore, me një apo dy humbje mund të ngjitesh, ose mund ta ndërlikosh pozitën.

Cilat skuadra i shikoni si më të rrezikuarat për mbijetesë, dhe pse?

Do jetë shumë e vështirë se cila do të jenë skuadrat që do jenë në mesin e artë, si dhe ato dy të fundit që do zbresin në Kategorinë e Parë. Ndaj them se kampionati është i paparashikueshëm. Skuadra janë në ekuilibër psikologjik e fizik.

Gjatë këtij muaji është zhvilluar edhe merkato e cila u mbyll dje, sa janë veçuar të afruarit?

Merkato nuk matet me numrat, në hyrje dhe dalje, por me lojtarë cilësorë që në janar është e vështirë të gjënden, sepse janë lojtarë që ose kanë patur dëmtime apo kanë mbetur pa skuadër. Duan kohë të përshtaten, e kështu po ndodh këtu. Egnatia e Partizani duken më pozitivë.

Java e 23-të nuk ofron një ndeshje “derbi”, dje u lujatën tre prej tyre. Ishin rezultate të pritshme?

Të gjitha ndeshjet kanë shkallë vështirësie të, sepse skuadrat kanë objektiva të ndryshme, çka e rrit shkallën e vështirësisë. Vetë kalendari tregon se të gjitha skuadrat kanë nevojë jetike për pikët, dhe të gjitha i quaj të gjitha të rëndësishme.

Sot do mbyllet java e 23-të me dy takimete fundit, ju si i parashikoni?

Dje, Egnatia tregoi se është me meritë në kreun e renditjes. Ndërsa Teuta, edhe pse luajti një ndeshje të mirë, u ndëshkua shpejt dhe nuk arriti të rikuperojë. Tre ndeshjet e sotme mendoj se do jenë sfida që vështirë të përcaktosh favoritët.

Kemi kaluar mesin e fazës së tretë, parashikoni ndryshime në kreun dhe fundin e renditjes?

Unë mendoj se do luftohet fort nga katër skuadrat e zonës “Final 4”, për ta mbajtur ritmin e kryesimit mes tyre. Ndërsa skuadrat e tjera, nisur nga Elbasani i vëndit të 5-të dhe në fund, do luajnë mes tyre një “minikampionat” për mesin e mbijetesën.

 

Rekord përfitimesh nga klubet në vitin 2024

Gjatë vitit 2024, futbolli shqiptar ka vendosur një rekord të ri për shumën e përfituar nga shitja e lojtarëve. Klubet kanë arkëtuar 3 milionë e 900 mijë dollarë nga transferimet në dalje, shifër gati 400 mijë dollarë më e lartë se e vitit 2023. Në hyrje, skuadrat shqiptare janë përpjekur të afrojnë lojtarë me parametër zero ose me çmime të ulëta, me 184 mijë dollarë të për përforcime. Në total janë 138 futbollistë të larguar dhe 220 të afruar.

 

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 23

Dje, 31 janar 2025

Egnatia-Bylis  2-1

Teuta-Vllaznia             1-3

Sot, 1 shkurt 2025

Laçi-Partizani  13:30

Dinamo-Skënderb.      16:30

Tirana-AFElbasani      16:30

(Në “Niko Dovana”)

RENDITJA                   

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     23        42

2.Vllaznia                    23        40

3.Partizani                   22        38

4.Dinamo C                22        38

5.Elbasani                    22        28

6.Bylis                         23        24

7.Laçi                          22        23

8.Teuta                        23        23

9.Tirana                       22        21

10.Skënderbeu             22        19

 

MERKATO E JANARIT

 

Zyrtarisht u mbyll dje, Partizani dhe Egnatia me shumë lëvizje

 

DINAMO

Afrime: Fjoart Jonuzi, Tomas Kiri; Largime: Mateo Muzek

PARTIZANI

Afrime:  Dmitry Podstrelov, Besar Guxhufi, Mateo Çipi, Blesing Eleke, Nikola Vujnoviç, Kazim Ogunleje; Largime:Vangjel Zguro, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Tedi Cara, Kristian Mba, Rodrigo Piloto

VLLAZNIA

Afrime: Serjan Repaj, Alfred Mensah; Largime: Arton Podrimcaku, Edlin Matouti

TIRANA

Afrime:  Emanuel Ernest, Erisildo Smaçi, Rafael De Freitas Silva, Luçiano Vera;

Largime: Arhan Isuf, Fjoart Jonuzi, Jordi Jaku, Silvio Vokrri, Hajrulla Tola

EGNATIA

Afrime:  Fernando Medeiros, Mario Dajsinani, Leo Melo, Eljon Sota, Saliu Guindo;

Largime: Alesandro Ahmetaj, Frederik Veseli, Ilir Dobjani, Rezart Rama, Henri Xhoel Doukou

ELBASANI

Afrime:  Sigitas Olberkis, Abas Ibrahim, Henri Zhoel Doukou; Largime: Bruno Telushi, Bedri Greca, Rei Zaimi, Leo Melo, Ardit Hila

TEUTA

Afrime:  Davide Gjinollari, Mario Beshiraj, Xhoele Maçolli; Largime: Ardit Peposhi, Ledjo Beqja, Kristian Preknicaj

SKËNDERBEU

Afrime:  Paulo Estrela, Lukas Morais (Lukuinjas), Vsevolod Sadovski; Largime: Etien Tare, Erolind Krasniqi, Rei Pecani

LAÇI

Afrime:  Alban Shabani, Ilir Dobjani; Largime: Mario Bajramaj, Moris Nusuev, Enriko Papa, Mario Dajsinani

BYLIS

Afrime:  Darko Ilieski, Alban Çejku, Aleksandros Baçi; Largime: Felipe Soza, Amil Junanov, Patrik Treni, Gabriel Recife, Uendel Neri Da Konseisao, Xhoele Maçolli