Drejtuesit marrin vendim, nga sezoni i ardhshëm “VAR” vendoset në “La Liga”

631
Në “La Liga” sezonin e ardhshme, ashtu si në shumë kampionate elitë në Europë, do të vendoset sistemi “VAR”. Sot drejtuesit e “La Liga-s” dhe Federatës Mbretërore të Futbollit në Spanjë kanë njoftuar se “VAR” do të zbatohet sezonin e ardhshëm, nga java e parë e 2018-2019.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, raportohet se janë duke pritur vetëm për të marrë miratimin nga “Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB)”. Në lidhje me këtë është vërejtur se nga e premtja, 2 mars, gjyqtarët dhe ndihmësit e La Liga-s fillojnë fazën e trajnimit teknik, duke përfshirë edhe protokollin e studimit VAR, praktikat në “simulators” dhe kryerjen e video të trajnimit nëpërmjet ndeshjeve “jashtë linje”, pa lidhje apo komunikim me stadiumet.
Kujtojmë se “La Liga” ishte kampionati i vetëm ndër kryesorët në Europë që nuk përdorte as “VAR” dhe as “Goal Line Technology”.
Sigal