Drejtuesit e Bayernit me ‘laps’ në dorë, ndryshimet për sezonin e ri

434
Sigal

Skualifikimi nga Liga e Kampionëve që Bayerni pësoi para dy javësh duket se ka zgjuar klubin dhe drejtuesit e saj.

Në Bavari të gjithë janë të bindur se tashmë ka ardhur ora që të lëshohet dora dhe të blihen lojtarë klasi që kushtojnë dhe ofrojnë siguri.

Pavard mund të quhet tashmë një lojtari i Bayernit, pasi në janar është arritur marrëveshja për 35  milionë euro me Shtutgardin.

Gjithashtu tashmë syri i është vënë dhe Lukas Hernandezit për të siguruar të dyja krahët e mbrojtjes. Shuma që duhet të lëshohet për të është afërsisht 80 milionë euro, por negociohet edhe me më pak.

Në sulm duket se do të Bayerni do të tentojë Wernerin nga Leipzigu që kushton plot 60 milionë euro.

Ndërkaq ditët e fundit bavarezët janë bërë ata favoritët kryesorë që të blejnë De Ligt, nga Ajaksi.

Kjo do të thotë se përveç blerjeve të shumta, nga Bayerni do të largohen shumë lojtarë.

I pari është Rafinha. Pas tij të gjitha gjasat janë që do të largohen Roben, Riberi, James Rodrigez dhe Boateng. 

Gjatë muajve në vazhdim pritet të shtohen të dyja listat e afrimeve dhe largimeve te bavarezët.