Drejt Nicës, Napoli ka në dyshim Mertens

366
Sot, skuadra e Napolit do të jetë përballë Nicës, skuadrës franceze që kërkon ta sfidojë në turin play-off të Ligës së Kampioneve. Takimi i parë në Napoli u mbyll me rezultatin 2-0, por trajneri napoletan, Mauricio Sarri, do të ketë edhe probleme me formacionin, ku futbollisti belg Dries Mertens mundet të mos rekuperohet, pas dëmtimit në ndeshjen me Veronën. Gjithsesi, tekniku e ka përfshirë atë në listën e të grumbulluarve për këtë takim, por ai ka menduar edhe të shmangë çdo rrezik. “Nëse dhimbja vazhdon, Mertens do të pushojë, sidomos tani që kemi Milik në një formë të mirë dhe i gatshëm që ta zëvendësojë Mertens. Do të presim, sepse mendojmë edhe për ndeshjen e javës së dytë në Kampionat (Seria A), e cila në Bergamo, do të jetë shumë e vështirë”, ka deklaruar trajneri i Napolit, i cili sot në sfidën me francezët e Nicës ka kërkuar vlerësim e kujdes. “Janë të rrezikshëm si skuadër, kanë futbollistë të mëdhenj në përbërje, dhe do të na duhet shumë kujdes e vlerësim”.
1 fitore
Në takimin e parë që u luajt në “Sao Paolo”, Napoli arriti një fitore të pastër ndaj Nicës, me rezultatin 2-0
Play-off/ Takimet e dyta
E martë, 22 gusht 2017 
Astana-Sëlltik 17:30
Maribor-H Ber-Sheva 20:45
Rijeka-Olimpiakos 20:45
Nicë-Napoli 20:45
Sevilja-Bahaksehir 20:45
E mërkurë, 23 gusht 2017 
Slavia Pragë-APOEL 20:45
Kobenhavn-Karabak 20:45
FCSB-Sporting 20:45
Liverpul-Hofenheim 20:45
CSKA M-Jong Boys 20:45

Shënim: Skuadrat fituese marrin pjesë në grupet e Ligës së Kampioneve, skuadrat humbëse hyjnë në grupet e Evropa Ligë
Sigal