Dortmundi rikthehet si lider i Bundesligas me fitoren ndaj Augsburgut

98
Sigal

Dortmundi është rikthyer si lider në Bundesliga, pas fitores 3-0 ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 33-të.

Ndeshjen më mirë e nisën Milionerët, që rrezikuan pas vetëm pesë minutash me anë të Julian Brandt.

Një mundësi të mirë e pati edhe Sebastien Haller në minutën e 20-të, por portieri e ndalin goditjen e tij.

Minuta e 38-të ishte fatale për Augsburgun, kur Felix Uduokhai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Tobias Welz.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga mysafirët, ndërsa ia dolën të shënonin tri gola.

Ishte Haller, ai që shënoi për 1-0 në minutën e 59-të, duke i frymëzuar edhe më shumë bashkëlojtarët për golin e dytë.

Sulmuesi ia siguroi Dortmundit edhe të dytin, kur shënoi në minutën e 84-të për 2-0.

Për 3-0 u përkujdes Julian Brandt që realizoi në minutën e 90+4-të.

Me këtë fitore, Dortmundi është rikthyer në vendin e parë me 70 pikë, dy më shumë se Bayerni, ndërsa në xhiron e 34-të do të përballen me Mainzin.