Dorëzohet Presidenti i Empolit, Kristjan Asllani vishet zikaltër

54
Sigal

Kristjan Asllani ka marrë rrugën për te Interi. I dorëzuar është shfaqur sot për Radio Sportiva edhe Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, i cili foli edhe për një bisedë që pati me babanë e lojtarit shqiptar.

“Para disa ditësh u takuam me babanë e Kristjanit. U duk lumturia, por u vu re edhe pikëllimi i madh për t’u larguar nga ne, ekip që ndodhet prej moshës 8 vjeçare.Do te jete emocion ta shoh atë të luajë në Champions League” – tha ai.Akoma nuk janë bërë me dije shifrat e transferimit, me zyrtarizimin që është thjeshtë çështje kohe.