Dopingu në peshëngritje, Gjoza gjen fajtorët e parë:Përgjegjës dhe Shabani

539
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza disa muaj pas skandalit të dopingut që përfshiu tre sportistët kuqezi kampion dhe nën kampion bote ka dalë para mediave duke njoftuar përgjegjësit e parë.
 
Gjoza ka deklaruar se përpos sekretarit të përgjithshëm, Muharrem Berisha janë larguar edhe dy anëtarë të Komitetit Drejtues së FSHP pas analizës, Pulaku dhe Masllavica. Largimet sipas Gjozës janë bërë, pasi anëtarët e Komitetit dhe sekretari kanë njohur përgjegjësinë për faktin që propozuan stërvitjen e sportistëve në Greqi. Ndërsa nga ana e tij, Gjoza shprehet se nuk ka përgjegjësi, pasi ka firmosur vetëm atë që i është paraqitur.
 
Në vazhdim Gjoza mohoi faktin që kanë dalë analizat e testit B për dy sportistët Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku dhe se nëse përgjigja do të jetë pozitive nuk do të ndalen, por do të dëgjojnë edhe panelin e mjekëve dhe drejtuesve të Federatës Botërore, ndërsa shtoi se do të padisin edhe Federatën Botërore, pasi përgjigjet e testit A për sportistët dolën pas 28 ditësh nga dita që u shpallën kampion, 7 ditë pas afatit në shkelje të ligjeve.
 
Në fund të fjalës së tij, Gjoza teksa shprehu bindjen se çfarë do që të ndodhë Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk pezullohet, shtoi se edhe Luan Shabani ka pjesën e tij të përgjegjësisë për substancat e ndaluara që u gjetën në trupin e sportistëve.