Donis Avdijaj nënshkruan me Trabzonsporin, 250 mijë euro në sezon

465
Sigal

Donis Avdijaj zyrtarisht ka nënshkruar me Trabzonsporin.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin turk, ku pritet të përfitojë rreth 250 mijë euro në sezon.

Avdijaj ka gjetur klubin e ri pasi paraprakisht ishte në pushim të gjatë, me Ëillem II që i shkëputi kontratën 22-vjeçarit në muajin mars për shkak të sjelljeve jo të mira.

“Është arritur marrëveshja katërvjeçare me futbollistin profesionist Donis Avdijaj, i cili vjen me parametra zero”, ka njoftuar klubi turk.

Lojtari kosovar kishte problemet e njëjta edhe te Schalke 04, pasi u përjashtua nga ekipi për të njëjtat arsye – por tani duket se fati i ka dhënë edhe një shans tjetër atij.