Donin që Kosova të luante pa simbole, Federata Europiane e Handbollit tërbon serbët

608
Ata kishin marrë masat që në asnjë mënyrë të mos ngrihej flamuri apo të këndohej himni i Kosovës, por përfundimi ka qenë i ithët dhe i ka tërbuar serbët.
Bëhet fjalë për turneun U-17 të Handbollit që organizohet në Serbi dhe pjesëmarrës janë Kosova, Norvegjia dhe Sllovakia.
Shteti organizator kishte lajmëruar Federatën Europiane të Handbollit se nuk do të lejonte simbolet apo himnin e Kosovës në këtë kompeticion, por nuk e kishin menduar se gjithçka do t’u kthehej kundër.
EHF ka qenë absolutisht kundër këtij vendimi të Serbisë dhe ka urdhëruar që në këtë turne nuk do të ketë asnjë flamur të shteteve pjesëmarrëse, përveçse të tyrin.
Ky urdhër i prerë ka tërbuar mediat serbe të cilat shkruajnë se “një pseudo-shtet si Kosova i ka tërbuar të luajnë pa simbole”.
Edhe pse serbët kishin si pretekst se shteti i tyre nuk e njeh Kosovën kjo nuk është marrë aspak në konsideratë nga EHF që gjeti një zgjidhje mëse të drejtë.
Sigal