Djali i Samuel Eto bën hap të madh në karrierë, i bashkohet skuadrës ku luan shoku i babait

186
Sigal

Djali i ish-sulmuesit të Interit dhe Barcelonës Samuel Eto, Etien Eto, ka bërë një hap të madh në karrierë ku në moshën 19-vjeçare ka firmosur me skuadrën e Guimareshit në Portugali.

19-vjeçari fillon aventurën e parë në Europë duke tentuar të shkojë në gjurmët e babait të tij, që fitoi 2 Ligë Kampionësh gjatë karrierës me Barcelonën dhe Interin.

Etien Eto do të luajë me ish-shokun e skuadrës së babit të tij te zikaltrit, Rikardo Kuarezma i cili aktivizohet prej 1 viti te skuadra portugeze.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit portugez. Ish-sulmuesi Samuel Eto, ndërkohë ka kandiduar për tu bërë president federate në shtetin e tij në Kamerun pas një vale korrupsioni që ka kapluar këta të fundit dhe skandaleve që janë bërë publike.