Ditë rinovimesh te Kukësi, kontratë e re për kapitenin e verilindorëve

122
Sigal

Pas rinovimit të kontratës me mbrojtësin Redon Dragoshi, Kukësi ka arritur marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin edhe me një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës siç është kapiteni Gjelbërim Taipi.

Mesfushori që u shndërrua në një lider të verilindorëve gjatë sezonit të kaluar falë golave, grintës dhe kualitetit të shfaqur në fushë, ka rinovuar kontratën me Kukësin edhe për dy vite (2024).

Një lëvizje tejet e rëndësishme për skuadrën dhe trajnerin Skender Gega duke njohur cilësitë dhe eksperiencën e Taipit, i cili edhe në sezonin e ri do të ketë “çelësat” e mesfushës së verilindorëve.