Dita e madhe e EURO 2020/ Paratë, rreshtimet dhe ecuria: Ja çfarë duhet të dini para Itali-Angli

145
Sigal

Itali-Angli, edhe pse luhet në Londër. E gjitha bota do i ketë sytë sonte nga finalja e madhe e EURO 2020. “It’s coming home” apo “It’s coming Rome” do të përcaktohet në fushën e blertë, ku të dyja ekipet do bëjnë maksimumin për lavdinë.

Fiziku i anglezëve, ndaj teknikës së italianëve. Dy ekipe që kanë bërë një kampionat europian fantastik, por në fund vetëm njëra do të mbahet mend. Milioneri Bjorn Kuipers do të vendosë drejtësi, ndërkohë që kjo është edhe finalja e parë e një europiani me VAR.

ORARI, TRANSMETIMI DHE STADIUMI – Finalja luhet prej orës 21:00, në mitikun “Wembley” në Londër. Ky duel në vendin tonë transmetohet nga RTSH dhe Supersport, që kanë blerë të drejtat nga UEFA. Në stadium do të jenë 60 mijë tifozë në total, shumica mbështetës të vendasve.

FORMACIONET E MUNDSHME – Nuk është se priten surpriza në rreshtimet e skuadrave, pasi trajnerët Roberto Mancini dhe Gareth Southgate kanë mundur t’i shohin të gjithë gjatë rrugëtimit në Europian dhe e dinë mirë kush është gati për finale.

ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Jorginho, Barella, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane

PARATË – Europianët janë burim i rëndësishëm të ardhurash për federatat e futbollit dhe normalisht ekipi fitues është ai që arkëton më shumë. Nga përllogaritjet triumfuesi merri deri në 34 milion euro.

Vetëm për fitimin e finales UEFA jep 10 milion euro, ndërsa finalistja tjetër mjaftohet me 3 milion euro. Prania në finale më parë u ka dhënë atyre nga 5 milion euro, sikurse edhe 9.25 milion euro për pjesëmarrjen në EURO 2020.

MAKSIMUMI NË EUROPIANE – Italia e ka fituar vetëm një herë kampionatin Europian, në vitin 1968 kur mundi Jugosllavinë në finale. “Axurrët” kanë shkuar edhe dy herë të tjera në finale dhe janë mposhtur nga Franca (2000) dhe Spanja (2012).

Për Anglinë kjo është hera e parë në finale të Europianit. Kombëtarja e “Tre Luanëve” kishte dështuar fillimisht në EURO 1968, kur Jugosllavia i mundi në gjysmëfinale dhe më pas Italia u shpall kampione Europe. Herën e dytë anglezët e pësuan në 1996, në shtëpinë e tyre, kur Gjermani më pas kampione Europe, i mundi pas gjuajtjes së penalltive.