Dështaku i Manchester City bëhet legjendë, 6 trofe në 12 muaj

565
Sigal

Të fitosh trofe nuk do të thotë patjetër që të jesh lojtar i kalibrit të lartë, apo të jesh protagonist në fushë ndeshje pas ndeshje. Ndonjëherë është thjesht fat dhe askush se ndal dot.

Kështu ka ndodhur edhe me Benjamin Mendy. Mbrojtësi i majtë i Manchester City ka fituar plot 6 trofe në harkun e 12 muajve edhe pse ka luajtur vetëm në 22 ndeshje.
Aktualisht 24-vjeçari francez numëron 1 Kupë Bote, 2 Premier League, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Commynity Shield, që mesatarisht është një trofe për çdo 3.5 ndeshje që ai ka luajtur.

Në rrjet kanë filluar të bëjnë shaka me këto statistika të Mendy, duke e cilësuar më të aftë se Pep Gaurdiola, i cili ka një trofe për çdo 23 ndeshje.