Derbi ‘Partizani’-‘Tirana’, kur skuadrat humbasin 1 miliardë lekë

224
Sigal

‘Tirana’-‘Partizani’ në teori duhet të ishte ndeshja që do të prodhonte para për dy klubet kryeqytetase. Ama, pandemia i ka ndëshkuar skuadrat e kryeqytetit. Pesë ndeshjet e fundit, si ‘Tirana’ pritëse dhe ‘Partizani’ pritës, i kanë luajtur pa tifozë. Si njëra dhe tjetra skuadër janë përballur me stadiume bosh, duke e kthyer derbin si një miqësore. Në fakt, veç anës sportive, derbi u ka sjellë humbje të mëdha dy skuadrave.

Në dy takimet që janë luajtur në “Air Albania” si njëra dhe tjetra skuadër, kanë arkëtuar nga 200 milionë lekë të vjetër. Për të mos folur për paratë që vijnë nga reklamat në stadium apo sponsorët. Sipas llogaritjeve të fundit, dy skuadrat kanë humbur së bashku 1 miliard lekë të vjetër, vetëm nga derbi i kryeqytetit. Jo vetëm kaq, por tifozëve u është bërë ‘syri filxhan’ për të parë një ndeshje në stadium. Ka më shumë se një vit që ndeshja më e madhe e Shqipërisë luhet pa tifozë.