Derbi Partizani-Tirana do të luhet në “Air Albania”, FSHF pranon marrëveshjen financiare

533
Sigal

Derbi Partizani-Tirana do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, me klubin e kuq që ka gjetur dakordësinë me Federatën Shqiptare të Futbollit sa i përket detyrimit financiar.

Partizani do të paguajë tetë mijë euro, për të zhvilluar derbin në impiantin e ri. FSHF-ja ka vendosur që të përgjysmojë çmimin për qiranë e stadiumit duke marrë parasysh kostot e larta dhe situatën financiare të klubeve.

Ndryshe nga e kaluara, derbi i 5 dhjetorit pritet të ketë prani të madhe të tifozëve që këtë herë nuk do të kushtëzohen nga kapacitetet e stadiumit.