Dënimi i Kamzës lë në mes të rrugëve 24 futbollistë

454
Sigal

Dhuna e ndodhur në stadiumin e Kamzës në ndeshjen e ekipit të këtij qyteti me Laçin po kthehet në një ngjarjen me më peshë për futbollin tonë këtë sezon dhe ka shkaktuar një efekt domino. Pas dhunës erdhi dënimi që pezulloi dhe rrëzoi dy kategori më poshtë Kamzën. Ky vendim kaq drastik nuk ishte parë më herët në futbollin shqiptar, por përveç të gjithave ka edhe një ndikim direkt te futbollistët. Janë 24 lojtarë profesionistë që kanë kontratë me Kamzën minimalisht deri në fund të këtij kampionati.

Që nga momenti ku u shpall dënimi ata nuk janë paraqitur më në stërvitje dhe mund të quhen të papunë edhe pse zyrtarisht kanë një kontratë të nënshkruar. Lojtarë si Plaku, Orelesi, Martinena, Fukui apo Qaqi, të cilët kanë disa vite që i japin tonin kampionatit shqiptar deri në muajin qershor do të pushojnë dhe njëkohësisht të ruajnë formën në mënyrë individuale që në merkaton e ardhshme të mund të gjejnë një ekip të ri.

Sipas rregullores, pavarësisht dënimit lojtarët e Kamzës do duhej të paguheshin siç parashikohet në kontratë. Por duke marrë parasysh se lojtarët ende pa u dënuar ekipi kishin 2 muaj pa u paguar, vështirë se mund të mendohet se pa kësaj situate të marrin paratë që iu takojnë sipas kontratës.